“Himni i jetës” i qëndisur nga Egla Memaj


“Himni i jetës” i qëndisur nga Egla Memaj

17:47 05/03/2018

Priti katër vite pasi mbylli gjithë ciklin pesëvjeçar të studimeve universitare për të sjellë të parën ekspozitë.

“Psalm” i Egla Memaj, në udhëheqjen artistike të pedagoges së saj Najada Hamza është e gjitha një qëndismë.

29 punime në të artë, argjendtë, bronztë dhe bakërt që thërrasin të shkuarën përmes simboleve të trashëguara që nga lashtësia. Figurat si shqiponja në 14 lloje, dielli, dafina, pëllumbi, gjarpri apo dragoi i shkëputi nga kostumet e traditës së Elbasanit dhe Beratit.

I gjithë procesi kërkimor i Eglës te etnografia shprehet në tre mjedise.

 “Psalm” e gjeni në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura deri të Shtunën.

Tv Klan






Të ngjashme