Hipotekat, Ministria e Drejtësisë urdhëron nisjen e hetimeve
Pas akuzave të ndërsjellta mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për Hipotekën e Vorës, Ministri teknik i Drejtësisë, Gazment Bardhi ka udhëruar kryerjen e një hetimi të plotë administrativ për rastin në fjalë.
Në një njoftim të sajin, kjo ministri sqaron se ky hetim ka si qëllim bërjen e transparencës së plotë mbi këtë çështje.
Ministria siguron të gjithë banorët e Bashkisë së Vorës se në rast konstatimi shkelje nga punonjësit e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, do të merren masa të menjëhershme disiplinore për secilin prej tyre, ndërsa i siguron qytetarët që kërkesat e tyre për pajisje me certifikatë pronësie do të trajtohen në përputhje me ligjin, brenda afateve të caktuar nga ligji.
Gjatë ditës së sotme, Kryeministri Edi Rama dhe Nënkryetari i LSI, Luan Rama deklaruan se për motive politike apo shkaqe të tjera të paligjshme, po pengohen qytetarët të pajisjen me certifikata pronësie, pavarësisht se janë pajisur më parë me certifikatën e legalizimit të pasurisë së tyre./tvklan.al