Hiqen tarifat e roaming brenda BE-së


Hiqen tarifat e roaming brenda BE-së

11:09 15/06/2017

Ligji i Bashkimit Evropian për të shfuqizuar tarifat e roaming për njerëzit që përdorin telefonat celularë jashtë vendit të tyre, ka hyrë në fuqi.

Me rregullat e reja, qytetarët që udhëtojnë brenda BE-së do të mund të telefonojnë, dërgojnë mesazhe dhe të hapin internetin në telefonat e tyre me çmimin e njëjtë që paguajnë në vendin e tyre.

 “Secilën herë që një qytetar evropian ka kaluar një kufi të BE-së, qoftë për pushime, punë, studime, apo vetëm për një ditë, ai është dashur të shqetësohet për përdorimin e telefonit celular dhe tarifën e lartë të roaming”.

“Eliminimi i tarifave të roaming është një nga sukseset më të mëdha dhe më të prekshme të BE-së”, tha Komisioni Evropian./REL






Të ngjashme