Hiqen të gjitha kufizimet për të vaksinuarit në Greqi
Nga e shtuna hiqet distancimi social dhe maskat për ta
Nga e Shtuna, Greqia do të heqë të gjitha kufizimet për të vaksinuarit. Prej kësaj të Shtune nuk do të ketë shtetrrethim e as masa të distancimit social.
Për të vaksinuarit, do të lejohet hyrja e lirë në diskoteka bare e restorante, duke paraqitur certifikatën e vaksinimit.
Por hyrja në ambientet publike do të vazhdojë të jetë e kufizuar për ata që nuk janë të vaksinuar. Ata do të vazhdojnë të mbajnë maske dhe do ti nënshtrohen distancimit social.
Tv Klan