Hiqeshin si turistë për të vjedhur, ndalohet shqiptari dhe 2 të tjerë


Hiqeshin si turistë për të vjedhur, ndalohet shqiptari dhe 2 të tjerë

17:50 28/07/2016

Një shqiptar dhe dy persona të tjerë janë ndaluar nga policia italiane, në zonën bregdetare të Jesolo.

Sipas mediave italiane, policia ka ndaluar një mjet me targa hungareze që drejtohej nga një 25-vjeçar shqiptar me inicialet  G.E, rezident në Lazio. Ai shoqërohej nga një shtetas hungarez B.B 28-vjeç dhe një person tjetër i paidentifikuar.

Ndalimi i tyre u bë pas kallëzimit në polici të disa banorëve të zonës. Ata u kishin thënë policisë se këta persona hiqeshin si turistë, por në të vërtetë kryenin vjedhje me forcë.

Pas kontrollit që policia ushtroi në automjetin e tyre tip Peugeot, gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një dorezë hekuri, një kaçavidë, një shufër metalike rreth 60 cm të gjatë, një pincë.

Sipas policisë, këto paisje ishin në pronësi të 28-vjeçarit B.B, mbi të cilin rëndon akuza për mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe pajisjeve të tjera që shërbejnë për të kryer vjedhje. Ndërsa 25-vjeçari shqiptar, mësohet se ka refuzuar që t’i paraqesë policisë mjetin e identifikimit./tvklan.al






Të ngjashme