Hiqet dënimi me vdekje (10 Dhjetor 1999)


Hiqet dënimi me vdekje (10 Dhjetor 1999)

16:08 10/12/1999

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka vendosur sot heqjen përfundimtare të dënimit me vdekje nga dispozitat ligjore në fuqi si dënim i papajtueshëm me Kushtetutën e Re dhe në kundërshtim me angazhimet e marra para Këshillit të Europës. Gjykata Kushtetuese i ka rekomanduar Parlamentit dhe institucioneve të tjera të rishikojnë të gjitha dispozitat në kundërshtim me vendimin e formës së prerë të sotëm për heqjen e dënimit me vdekje duke ju rekomanduar atyre zëvëndësimin e dispozitave ligjore që parashikojnë dënimin me vdekje me burgimin e përjetshëm.

Ky vendim i marrë shkas nga shqyrtimi i rastit të sarandiotit Flamur Roko, legjitimon mos ekzekutimin me vdekje dhe të 20 personave të tjerë të dënuar në këto tre vjet. Vetë Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani në realizim të detyrimeve të vëna nga Këshilli i Europës e ka mbajtur pezull ekzekutimin e tyre deri në këtë datë që shënon heqjen përfundimtare të dënimeve me vdekje në Shqipëri, në prag të shekullit të ri./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme