Hiqet dënimi me vdekje për 19-vjeçaren që vrau bashkëshortin
Gjykata e Apelit në Sudan anulon dënimin me vdekje për vajzën-nuse që vrau bashkëshortin e saj. Noura Hussein ishte detyruar të martohej në moshën 13-vjeçare dhe ajo dëshmoi se është përdhunuar nga ish-bashkëshorti i saj, gjë që e detyroi ta vriste.
Gjykata e dënoi me 5 vjet burg dhe një gjobë. Çështja e nuseve – fëmijë dhe dënimi me vdekje që u dha në muajin Maj ndaj saj, indinjoi mbarë opinionin publik ndërkombëtar.
Në Sudan ligji lejon martesën e vajzave mbi 10 vjeç dhe OKB e organizata të tjera po kërkojnë ndryshimin e ligjeve dhe të kriminalizohet dhuna shtëpiake dhe përdhunimi bashkëshortor.
Klan Plus