Historia e 19-vjeçarit shqiptar që përdhunoi infermieren dhe…


Historia e 19-vjeçarit shqiptar që përdhunoi infermieren dhe…

16:29 23/11/2016

Historia e një të riu shqiptar ka zënë vend kryesor në mediat italiane. 19-vjeçari Enriges Kavalli akuzohet për disa përdhunime.

I riu shqiptar në tetor të këtij viti rrëmbeu dy infermiere dhe njërën prej tyre e përdhunoi në makinë.

Ngjarja ndodhi në Avezzano dhe “viktimë” e shqiptarit Enriges Kavalli ra një nga infermieret e qendrës “La Crisalide”, e cila më pas rrëfeu edhe tmerrin që përjetoi. Shqiptari e lidhi dhe nën kërcënimin e thikës që kishte me vete abuzoi me të seksualisht.

Sipas mediave italiane profesori Paolo Capri, një nga dëshmitarët kryesorë, do të deklarojë nëse shqiptari ishte i aftë mendërisht në momentin që ka kryer krimin.

Pas verdiktit të mjekut specialist, psikiatër, do të mbahet dhe seanca e radhës në 12 dhjetor. Enriges Kavalli akuzohet gjithashtu dhe për një tjetër përdhunim, që në moshën 16-vjeçare./tvklan.al






Të ngjashme