Historia e adoleshentes që humbi jetën për të shpëtuar 2-vjeçaren (Sezoni 2 – 18 Tetor 2009)


Historia e adoleshentes që humbi jetën për të shpëtuar 2-vjeçaren (Sezoni 2 – 18 Tetor 2009)

Autori: Pamela Jonuzi

22:59 18/10/2009

“Histori me Zhurmues” u ndal sonte edhe një herë në vitin 1979, i ngulitur në mendjet e shqiptarëve si viti i tërmetit të fuqishëm të 15 Prillit në zonën e Lezhës dhe Shkodrës.

Një ditë pashkësh, që festohej në mënyrë të fshehtë nga popullsia katolike e kësaj zone, u kthye në tragjedi. Mijëra shtëpi të rrafshuara dhe mjaft viktima ishte bilanci i kësaj ngjarjeje të rëndë.

Si e kujton këtë ditë Vlash Vneshta, babai i vajzës adoleshente që humbi jetën e saj për të shpëtuar fëmijën 2-vjeçare, rrëfeu si e kujton këtë ditë, dekorimin për trimëri qytetare dhe ngushellimin e zyrtarëve të lartë të qeverisë.

Një tjetër personazh i ftuar ishte Syl Voci, librashitësi i Koplikut, njeriu që propagandonte librin shqiptar dhe në mënyrë të veçantë atë politik.

Zbulam udhëtimet në zonat e thella të Shkodrës dhe Malësisë së Madhe sëbashku me kinomekanikun e qytetit për të çuar kinoditaret dhe filmat e kohës aty ku depërtonin me vështirësi valët televizive.

Në pjesën e tretë të “Histori me zhurmues” takuam një personazh spektakolar siç është Sotiraq Paskali, figura poliedrike e qytetit të Gjirokastrës. Intelektuali, veterineri që ndërroi profesionin e tij me atë të artistit të cirkut.

Si arriti të angazhojë gjithë familjen në trupën e qytetit themeluesi i cirkut të Gjirokastrës dhe aventura e famshme tri ditore për të përshkuar me trap lumin e Vjosës, nga Përmeti deri në urën e Mifolit, ku u ndaluan nga fshatarët si diversantë. Edhe sot në moshën 70-vjeçare, ky njeri energjik aktron dhe jep kontributin e tij me artistët e rinj të Gjirokastrës./tvklan.al






Të ngjashme