Historia e blogerit që pasionin e ktheu në profesion (Video)


Historia e blogerit që pasionin e ktheu në profesion (Video)

19:12 04/12/2018

Ai mund të jetë blogeri i parë shqiptar i modës që kërkon të insipirojë meshkujt shqiptarë në mënyrën se si duhet të vishen.

Ndonëse ka studiuar për Drejtësi, Lamberto Shtjefni e ka kthyer pasionin e tij për modën në një punë të mirëfilltë nga e cila përfiton të ardhura.

Për më tepër ai përfiton udhëtime dhe veshje falas sepse bashkëpunon me 50 firma të huaja.

I ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Shtjefni rrëfeu se si lindi ideja për të hapur një blog mode.

“E kam nisur këtë profesion përpara gati 4 vitesh, fillimisht me Instagramin, mora informacione nga jashtë dhe fola edhe me disa shokë që merreshin për këtë punë dhe thashë përse të mos e filloj edhe unë. Kisha pasion për modën dhe vishesha bukur. Të jesh një boger është shumë impenjuese, unë kam një punë me kohë të plotë dhe këtë e ushtroj kryesisht gjatë fundjavës.

Synimi im është që ta kthej në një punë me kohë të plotë. Brendet me të cilat unë punoj janë shqiptare dhe të huaja. Unë punoj me shumë firma që nuk paguajnë, por më pëlqen produkti i tyre dhe pranoj. Ka edhe firma që paguajnë, por është thjeshtë një pagesë vlerësimi për punën që ti bën. Duhet të kesh mbi 10 vite që merresh me këtë punë që të bëhesh një bloger i pasur besoj”,

tha Shtjefni.

/tvklan.al






Të ngjashme