Historia e helmimit të 99 lopëve në Baldushk (Sezoni 2 – 07 Mars 2010)


Historia e helmimit të 99 lopëve në Baldushk (Sezoni 2 – 07 Mars 2010)

Autori: Pamela Jonuzi

22:58 07/03/2010

Viti 1976 ishte në qendër të rrugëtimit të programit “Histori me zhurmues” të mbrëmjes së sotme. Një nga ngjarjet e asaj periudhe të diktaturës, të mbetura gjatë në kujtesën kolektive, është helmimi i 99 lopëve të kooperativës së fshatit Baldushk pranë kryeqytetit, e cila u kthye në tragjedi për fshatin, me dy të pushkatuar, një të vdekur në qelitë e paraburgimit dhe katër të dënuar me 25 vjet burg. Ishte kjo ngjarje një montaturë e sigurimit të shtetit apo një absurditet? Faik Daja, vëllai i një prej viktimave, Rifatit, ishte i ftuar në sonte “Histori me zhurmues”.

Një histori njerëzore e bazuar në kronikat e kohës ishte edhe ajo e Fanie Ndonit, brigadiere në një nga brigadat me rezultate më të larta në kooperativën e tipit të lartë të Semanit, në rrethin e Fierit. Fania ishte aktiviste e gruas, anëtare e plenumit të rrethit, delegate në Kongresin e 7-të PPSH-së, e dekoruar nga Kuvendi Popullor me urdhërin e punës të klasit të tretë.

Një nga industritë e zhvilluara në vend ishte industria e bakrit. Pikërisht për historikun e kësaj industrie, qysh prej vitit 1920 dhe për evolucionin e saj pas çlirimit, që mori hov me prodhimin e lingotave të  para të arit dhe vlerësimin e tyre në bankat e Zvicrës, foli Nikoll Gega, inxhinier, mandej kryeinxhinier në uzinën e përpunimit të bakrit në Rubik./tvklan.al






Të ngjashme