Historia e instrumentistit që harroi mjekësinë për pasionin ndaj muzikës (Sezoni 2 – 25 Tetor 2009)
Autori: Pamela Jonuzi
22:31 25/10/2009Histori me zhurmues- Emisioni “Histori me Zhurmues”, i autorit dhe drejtuesit Pandi Laço, u rikthye sonte në mbrëmje në vitin 1950 nëpërmjet 3 intervistave ekskluzive.
I ftuari i parë ishte një nga njerëzit më të rëndësishëm të zbulimit shqiptar, Hasan Luçi, i cili rrëfeu historinë e tij që nga mbarimi i studimeve në Moskë e deri në largimin nga detyra, pas arrestimit të Kadri Hazbiut.
Si filloi punë si diplomat në ambasadën shqiptare në Paris dhe marrëdhëniet e tij me mergatën shqiptare, një historik i diversionit në Shqipëri që nga grupi i Et`hem Çakos dhe deri tek eleminimi i grupit të Xhevdet Mustafës.
Beniamin Guraziu, një nga instrumentistët më të vjetër të Orkestrës së Radio Televizionit të Tiranës kujtoi krijimin e filarmonisë shqiptare në vitin 1950, cilat ishin shfaqjet e para dhe njerëzit që themeluan filarmoninë.
Dëshmia e 87-vjeçarit që harroi mjekësinë për pasionin ndaj muzikës ishte historia e dytë e emisionit të sotëm.
“Histori me Zhurmues” na njohu në pjesën e tretë edhe me një nga legjendat e sportit shqiptar, Dhimitraq Bogën, qytetarin e Durrësit, pedagogun e matematikës, i cili pasi la basketbollin drejtoi për 10 vjet rresht ekipin e Lokomotivës, që u cilësuan “Harlemat e Shqipërisë”./tvklan.al