Historia e kopshtit 8, kosovarët – (17 Prill 1999)


Historia e kopshtit 8, kosovarët – (17 Prill 1999)

14:27 17/04/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Vetëm një mur ndan ambasadën Jugosllave nga një kopësht i thjeshtë i cili ka strehuar 11 persona të dëbuar nga qeveria e kësaj ambasade. Kopështi me numër 8 ka strehuar një familje pa burra, veç me gra dhe fëmije. Këta kanë patur një fat më të mirë se të ardhurit e tjerë që jetojnë në çadra. Tre gratë gjenden si në shtëpinë e tyre. Vjehrra me dy nuset e bashkë me nipat e mbesat perveç atyre që kanë hequr tregon për mungesën e dy djemve të saj.

Gjyshja kosovare:- “Këtu kemi ardhur që katër ditë. Jemi nga Peja. Këtu na kanë pru prej Peje deri në Shkoder, kemi ardhë gjysmën e rrugës në këmbë nëpër mal, me dy nuset dhe me fëmijet. Djemtë, njërin ma ka marrë milicia se ka qenë në UÇK ai ma kanë nxonë e kanë çuar në burg, katër vjet janë kane pre. Tjetrit ja kanë çu letër thirrjen UÇK-ja për me u vesh ai me shku atje.

Kjo është historia e veçantë e një kopshti bamirës, i cili në ndryshim nga ambasada dhe qeveria jugosllave që dëbon, hap dyert për të strehuar një familje të ardhurish./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme