Historia e lidhjes së këngëtarit të njohur italian me Shqipërinë (Sezoni 2 – 27 Qershor 2009)
Autori: Pamela Jonuzi
22:42 27/06/2009Pak kohë kohe më parë skenaristi dhe drejtuesi i programit televiziv “Histori me zhurmues”, Pandi Laço udhëtoi për në provincën Cellino San Marco të Brindizit, në rajonin e Puglias në jug të Italisë, vendlindja e këngëtarit italian Albano Carrisi.
Kjo është shtëpia e këngëtarit ku jeton ende sot e kësaj dite. I magjepsur nga historitë që i ati i tregonte për Shqipërinë ,ku ai kishte qenë ushtar gjatë Luftës së Dytë Botërore, Albanos qysh herët iu zgjua kureshtja për këtë vend, të cilin donte ta njihte nga afër. Nuk është rastësi që edhe emrin Albano, e ëma ia vuri pikërisht në atë koh kur i ati Don Karmelo, shkoi në Shqipëri.
Në rrëfimet e tij Albano tregoi se si shteti shqiptar përmes ambasadës shqiptare në Romë, i ndezën dritën jeshile të parit këngëtar italian që guxoi të shkelë vendin komunist, një artist me reputacion të madh në vendin fqinj.
Në këtë intervistë ai rrëfeu për dy koncertet e para në vendin e izoluar, në Shtatorin e vitit 1989, njërin koncert protokollar në Pallatin e Kongreseve dhe tjetri, vetëm një ditë më vonë, në stadiumin “Qemal Stafa”, ku emocionet e mijëra shqiptarëve shpërthyen si kurrë më parë në Shqipërinë komuniste.
Pikërisht në këtë ngjarje të vitit 1989 ishte fokusuar edhe emisioni “Histori me Zhurmues” në këtë intervistë me protagonistin e saj, Albano Carrisi.
Një tjetër personazh i Pandi Laços në këtë emision ishte edhe miku i ngushtë i Albanos, doktori Rafaele Ventura, pjesë e stafit të këngëtarit në vizitën e parë në Tiranë 20 vjet më parë. Doktor Ventura tregoi se si nuk iu dha mundësia për të vizituar nga afër.
20 vjet me vonë, pas disa vizitash në Shqipërinë demokratike, Albano Carrisi rikthehet me një koncert në Teatrin e Operas dhe Baletit, pikërisht për të kujtuar koncertin e famshëm që ngriti peshë zemrat e qytetarëve shqiptarë./tvklan.al