Historia e pazakontë/ Letra që nëna e dy fëmijëve i ka dërguar Eni Çobanit nga burgu i grave 325
Edmira prej 4 vitesh vuan dënimin në burgun e grave 325 në “Ali Demi”. Ka qenë një letër që ajo i ka nisur Eni Çobanit, e cila solli dhe këtë senacë ndërmjetësimi.
“Ne bashkërisht jemi lidhur nga kjo letër dore, e cila është ulur një ditë dhe lot në sy ka shkuar këtë letër. Me thënë të drejtën Ardit kushdo që do e lexonte do të prekej. Mu desh të merrja rrugën dhe ta takoja nga afër dhe të bëni sot këtë seancë ndërmjetësimi”,
u shpreh Eni Çobani. Edmira Xhaferraj u shpreh se nuk e pati të lehtë për të ardhur në këtë studio, por ishte e domosdoshme.“Unë jam e Edmira Xhaferaj , jam 30 vjeç,nënë e dy fëmijëve. Aktualisht jam e divorcuar dhe ai ndodhi pasi unë u gjenda pas hekurave. Askush nuk do ta dëshironte një divorc, as kur je jashtë jo më pas dyerve të burgut. Arsyeja pse kam thirrur babain tim sot, është e vetmja shpresë për mua dhe fëmijët e mi. Kam 4 vite që nuk kam asnjë kontakt me ta, kam qenë shumë e lidhur me ta.
/tvklan.al