Historia e Urës së Tabakëve (1 Dhjetor 2000)
Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX, popullsia e qytetit të Tiranës vazhdoi të rritej. Kështu deri në fund të këtij shekulli numri arriti në 25 mijë banorë. Kjo gjë u shoqërua me ndërtimin e shumë veprave të artit midis tyre dhe urat. Kjo është Ura e Tabakëve e cila u ngrit në gjysmën e parë të shekullit të XIX dhe u ndërtua nga Esnafi i Tabakëve.
Ura e Tabakëve lidhte pjesën lindore të qytetit së bashku me Pazarin me lagjen e Tabakëve. Ajo ka dy harqe, njëri prej të cilëve më i lartë ndodhet nga ana e qytetit. Ndërtimi i saj lindi si domosdoshmëri e zhvillimit të qytetit në veri të përroit të Lanës duke lënë kështu të veçuar lagjen e vjetër.
Që nga viti 1965 ura u shpall monument kulture i kategorisë së parë. Pra mbi këtë urë nuk lejohen ndryshime në pamjen e jashtme./tvklan.al