Historia ime – Bashkëshorti braktis gruan dhe të birin autik!


Historia ime – Bashkëshorti braktis gruan dhe të birin autik!

13:30 02/12/2020

Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë Antigona Hoxha, 33 vjeç, nga Burreli e cila jeton me qira në Durrës.

Ishte 25 vjeçe kur e martuan me shkuesi me dikë nga qyteti i Korçës. Marrëdhënia e tyre ishte jo shumë e mirë. Sollën në jetë një djalë i cili sot është 6 vjeç.

Kur djali ishte 1 vit, kishte probleme me përqëndrimin dhe e çuan tek një mjek në Korçë, i cili u kërkoi t’i bënin një ezhe në tru sepse dyshohej për elementë të spektrit të çrregullimit të sjelljes.

Por ish-bashkëshorti i Antigonës ishte i pakujdesshëm dhe indiferent dhe nuk pranoi ta çonin djalin për kontroll tjetër. Ai ndikohej nga prindërit e tij, kur djali kishte nevojë të shkonte në spital, ata  nuk e dërgonin dhe nuk i blinin ilaçet e nevojshme. Madje që 3 muajsh ata i jepnin për të ngrënë kos dhe makarona me ujë, nuk i blini ushqimet që i duhej një fëmije në atë moshë.






Të ngjashme