Historia ime – Çifti nga Fushë-Miloti kërkon të birësojë një fëmijë!


Historia ime – Çifti nga Fushë-Miloti kërkon të birësojë një fëmijë!

13:30 25/05/2021

Në emisionin “Historia Ime” nga Mirela Milori vjen rrëfimi i Gjyste dhe Lul Perdodës, nga Fushë-Miloti, një çift i martuar lumturisht prej 20 vjetësh, por që për fat të keq, ende nuk kanë arritur të kenë një fëmijë. Vizitat te mjekët nuk kanë sjellë asnjë rezultat, prandaj në Dhjetor të 2018, me një mirëkuptim të thellë midis njëri-tjetrit  nisën procedurat për birësimin e një fëmije.

Dëshira e tyre është aq e madhe sa kanë marrë parasysh çdo sfidë dhe kanë menduar mënyrën si do ta rrisin e edukojnë, deri në blerjen e sendeve të nevojshme. Për ndjekjen e procedurave, janë në bashkëpunim me një avokat, i cili i ka drejtuar në Institutin e Birësimeve.

Luli tregon se për shkak të dëshirës së madhe që ka, e sheh shpesh në ëndërr. Ndërkohë, avokatja shpjegon se procedura është e tillë që ata ndodhen në listën e pritjes për arsye të gjetjes së një fëmije që i përshtatet gjenetikës dhe historikut të tyre familjar. Periudha e pritjes është pa afat për arsye të marrjes në konsideratë të të gjithë faktorëve që ndikojnë interesat e fëmijës dhe të familjes birësuese.






Të ngjashme