Historia ime – Historia e gjyshit që kërkon ndihmë për nipërit!
Feriti i është drejtuar emisionit “Historia Ime” në Tv Klan për të kërkuar ndihmë për nipërit e tij, pasi ata dhe gruaja e djalit të tij jetojnë në kushte ekstreme. Djali është zhdukur në Greqi dhe që prej vitit 2014 nuk ka kontakte me të. Feriti thotë se nipërit kanë kërkesat e tyre, por ai nuk ka mundësi t’ja plotësojë pasi ka vetëm një pension.74-vjeçari vjen në studio për t’i dërguar nipërve një mesazh dashurie dhe shpreson se ky emision do t’i japë mundësinë që tani në fundvit të gëzojë zemrat e nipërve të tij, të dy djemve dhe të një vajze.