Historia ime – Pro apo kundër klinikave psikiatrike?


Historia ime – Pro apo kundër klinikave psikiatrike?

13:30 29/04/2021

Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, është trajtuar një problematikë e cila mund të përfshije të gjithë, askush nuk është imun ndaj sëmundjeve të shëndetit mendor.

Përballja me to, kurimi i tyre e deri tek pranimi janë procese të cila kërkojnë jo vetëm trajtim, por mbi të gjitha kërkojnë një sistem i cili duhet të funksionojë e që hallkat të koordinohen midis tyre.

Rrëfimet e shumë familjareve të cilët kanë në shtëpi persona që vuajnë nga shëndeti mendor janë jo vetëm të dhimbshme por mbi të gjitha ngrenë alarmin se këta njerëz e kanë të vështirë të trajtojnë familjarët e tyre, shpesh ata rrëfejnë se gjenden në indiference të plotë nga shërbimet shtetërore. Jo kushdo ka mundësi ekonomike ta trajtojë të afërmin e tij në një qendër private që ofron shërbime, ndaj na lind pyetja: Çfarë do bëhet me këta njerëz të cilët kërkojnë ndihmë?

Për të folur më gjatë rreth kësaj problematike të ftuar kanë qenë mjekja psikatre Irena Thoma, juristja Elisa Stamo dhe psikologu Elidon Shehu.

Irena Thoma ka treguar se çfarë duhet të bëjmë që ta përballim ankthin dhe stresin. Një nga mënyrat sipas saj është që të organizojmë punën që të mos vrasim nga mbingarkesa, të ushqehemi mirë dhe të flemë gjumë sa më mirë.






Të ngjashme