Historia ime – U bë nënë për motrat dhe vëllain, Elidjana nuk ka festuar kurrë ditëlindje!
E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë e ftuar Elidjana 39 vjeç. Në moshën 12-vjeçare Elidjana humbi nënën dhe u gjend përballë një situate të pazakonte, i ati kaloi në depresion dhe vogëlushja si me e madhja e shtëpisë është kujdesur për të tre motrat e saj dhe vëllain. Fëmija më i vogel asokohe ishte vetëm 2 vjeç.
Babai u martua sërish dhe bashkëshortja qe mori kishte dy fëmije si dhe një fëmijë tjetër erdhi në jetë nga martesa e tyre. Elidjana tregon se ajo kujdesej për shtëpinë ndaj u detyrua ta linte shkollën ndërsa njerka punonte tokën.
Më pas Elidjanën e martojnë me lajmësi, ku nga martesa erdhën në jetë tre fëmijë të cilët gruaja ka zgjedhur t’i shkollojë edhe pse vështirësitë që po kalon janë të medha.
Elidjana mban familjen pasi i shoqi pas një aksidenti ka dëmtuar krahun dhe nuk është në gjendje të punojë, ndërkohe ajo e mban familjen vetëm me te ardhurat që nxjerr nga shitja e bimëve medicinale, të cilat i grumbullon në mal. Familja nuk merr as ndihme ekonomike dhe as Kemp. Ata jetojnë në banesën e tyre dhe kërkojnë vetëm një ndihmë nga shteti .