Historia/ Njerku rrëmben vajzën dhe e mban skllave seksi për 19 vjet


Historia/ Njerku rrëmben vajzën dhe e mban skllave seksi për 19 vjet

21:52 09/10/2017

Një burrë akuzohet se ka mbajtur peng dhe ka përdhunuar për gati dy dekada thjeshtrën e tij.

Henri Michele Piette akuzohet se e rrëmbeu Rosalynn McGinnin, pasi u "martua" me të brenda një furgoni, kur vajza ishte vetëm 11 vjeç dhe më pas e mori atë në Meksikë.

Piette, i cili u arrestua të enjten, pasi akuzohet për përdhunim të shkallës së parë në Oklahoma, e mbajti të renë të burgosur për 19 vjet.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja "The Sun", nëna e 9 fëmijëve arriti të arratisej vetëm pasi mundi të hynte në Ambasadën e SHBA në Meksikë vitin e shkuar.

Duke folur për herë të parë për këtë histori tronditëse, 33 - vjeçarja Rosalynn, për revistën "People" tha:

"Isha e bindur që nëse nuk do të arratisesha nga atje, ose do të çmendesha, ose do të vdisja e do t'i lija fëmijët e mi me atë njeri".

Ajo rrëfen se i ka kaluar vitet duke jetuar si shërbëtore, duke u rrahur me shkop bejsbolli, goditur me thikë dhe se është përdhunuar në mënyrë të vazhdueshme, pasi u rrëmbye nga shkolla në Poteau të Oklahomës, në vitin 1997.

62 - vjeçari Piette i dha asaj një unazë pasi performoi një "ceremoni martesore", vetëm pak muaj përpara se ta merrte.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Rosalynn u mor nga njerku pasi nëna e saj e "abuzuar" u arratis bashkë me të bijën në një qendër për mbrotjen e grave.

Por pas kësaj, ai e bindi vajzën e vogël se ishte gruaja e tij.

Rosalynn jetoi me Piette në një fshat të largët të Meksikës, derisa u sëmurë dhe u desh që t'i nënshtrohej një operacioni.

Pikërisht gjatë kohës që ishte e sëmurë dhe rrëmbyesi i saj nuk e lejoi që të merrte mjekimin e nevojshëm, ajo u bind se duhet të arratisej.

Qershorin e shkuar, Rosalynn arriti të kontaktonte me Qendrën Kombëtare të Zhdukjes dhe Shfrytëzimit të Fëmijëve, për të mbërritur më pas në Ambasadën Amerikane.

Ajo arriti që të ikte nga Meksika sëbashku me fëmijët e saj, ndërsa Pietter, i cili sipas FBI

"ka lidhje të ngushta me organizatat kriminale në Meksikë"

u arrestua dhe u ekstradua.

Ai ndodhet në Oklahoma, në pritje të nisjes së gjyqit ndaj tij.

/tvklan.al






Të ngjashme