Historia që shokoi gjithë qytetin
Një 16-vjeçar ka dalë para gjykatës, pasi akuzohet për vrasjen e një të miture. Viktorija Sokolova, 14 vjeçe është përdhunuar dhe më pas është vrarë. Ngjarja tragjike, e cila shokoi gjithë vendin ka ndodhur në 11 Prill në West Park, Wolverhampton, Britani.
Trupi i viktimës është gjetur në pyll nga një kalimtar, i cili ka njoftuar menjëherë policinë. Pas ekspertizës që i është bërë trupit të së miturës ka rezultuar se vdekja e saj ka ardhur nga një traumë që ka pësuar në kokë, pasi është përdhunuar.
16-vjeçari nuk mund të dënohet, pasi është ende i mitur, por mbi të rëndojnë një sërë akuzash të rënda.
Gjykata ka thënë gjithashtu se do të marrë dëshminë e prindërve të vajzës, për të mësuar me shumë detaje rreth ngjarjes.
Viktorija u përshkrua më parë nga familja e saj vajzë shumë e dashur dhe e mbarë.
/tvklan.al