Historia/ Si i grabiste shqiptari gratë me një hell për pjekjen e pulave


Historia/ Si i grabiste shqiptari gratë me një hell për pjekjen e pulave

09:48 01/08/2016

Një 47-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në San Salvario. Ai është autor i dy grabitjeve si dhe ka terrorizuar banorët. Fillimisht shqiptari ka sulmuar një grua për ta grabitur.

Pas e ka goditur me shkelma dhe grushte në fytyrë ai e ka kërcënuar atë me një hell për pjekjen e pulave.

Shumë prej banorëve që panë grabitjen janë tmerruar dhe kanë njoftuar policinë. Por shqiptari ka vazhduar rrugën i qetë.

Më pas ai ka sulmuar një tjetër grua. Kësaj radhe tentativa ka dështuar pas është përleshur me burrin e gruas italiane.

Pas ndërhyrjes së policisë shqiptari është arrestuar. Policia beson se ai është përgjegjës për grabitje të shumta në zonë, me anë të dhunës. Preja e tij ishin gratë e vetmuara të cilat ecnin në rrugë.

/tvklan.al






Të ngjashme