Historia/ “U lut për jetën e saj dhe pastaj ra heshtja…”
Kur biznesmeni Daniel Cross e puthi të shoqen dhe u nis për në punë, ishte fillimi i një dite si gjithë të tjerat.
Por më vonë në mbrëmje, bota e tij u kthyer përmbys, pasi një person i armatosur me thikë u fut në shtëpinë e tij në Herts të Britanisë dhe goditi për vdekje bashkëshorten Nikki. Vrasësi u përpoq më pas që të rrëmbente dy fëmijët e vegjël që ndodheshin gjithashtu në shtëpi. Daniel nuk mundi të bënte asgjë, pasi ndodhej 300 kilometra larg, në një udhëtim biznesi. [caption id="attachment_297492" align="aligncenter" width="736"]Nikki & Daniel Cross
[/caption] Por ai e dëshmoi vrasjen në telefon, teksa fliste me 37 - vjeçaren. Ai dëgjoi ulërimat dhe lutjet e saj për mëshirë, teksa vrasësi e godiste me thikë në trup. Pasi gruaja pushoi së ulërituri dhe në shtëpi ra heshtja, Daniel dëgjoi më pas djalin 5 - vjeçar që qëndronte krah trupit të pajetë të nënës së tij dhe i lutej që të zgjohej. [caption id="attachment_297491" align="aligncenter" width="691"]Nikki ditën e martesës, në 2013
[/caption] "Po flisnim në telefon kur papritur Nikki u tremb, pasi dëgjoi një zhurmë të fortë në shtëpi",
rrëfeu 40 - vjeçari për "The Sun"."Fëmijët ishin në shtrat, por disa sekonda më vonë, ndërsa po fliste ende me mua ulëriti me të madhe. Dikush ishte në shtëpi dhe mund ta dëgjoja që po i fliste."
"Çfarë do, dil jashtë nga shtëpia ime",
tha Nikki."Po përpiqesha t'i flisja në telefon ndërkohë që në anën tjetër po përdorja telefonin e hotelit për të njoftuar policinë."
"Nikki po qante dhe po përpiqej të qëndronte e qetë për të qetësuar burrin që kishte hyrë në shtëpi. Një moment e dëgjova të thoshte 'më ler të të ndihmoj, nuk ke përse e bën këtë'."
"Pas kësaj e dëgjova të ulërinte dhe të lutej për jetën e saj. Më pas ra heshtja. E dija që diçka e tmerrshme kishte ndodhur."
[caption id="attachment_297494" align="aligncenter" width="772"]Shtëpia e çiftit në Hemel Hempstead, Herts
[/caption] Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 Shtator të 2015 -ës. Daniel ishte nisur për udhëtim me punën dhe më herët Nikki e kishte telefonuar e shqetësuar pasi një burrë po vërtitej nëpër shtëpi, duke goditur makinën e tyre. Ajo kishte telefonuar policinë, por kur kjo e fundit kishte mbërritur, burri ishte larguar. Ai u rikthye sërish, këtë herë për t'i marrë jetën 37 - vjeçares. [caption id="attachment_297495" align="aligncenter" width="727"]Marcin Porczynski
[/caption] Vrasësi i Nikkit, Marcin Porczynski u arrestua. Ai kishte mbërritur në Britani nga Polonia 1 vit përpara krimit. Mjekët e diagnostikuan atë më paranojë e skicofreni. /tvklan.al