Historike, Kolumbia firmos armëpushimin me Farc-in


Historike, Kolumbia firmos armëpushimin me Farc-in

20:50 23/06/2016

Qeveria Kolumbiane dhe rebelët e Farc-it, (Forcat e armatosura revolucionare të Kolumbisë), kanë nënshkruar së fundmi një marrëveshje historike të armëpushimit.

Kjo marrëveshje do t’i japë fund edhe konfliktit që ka zgjatur prej rreth pesë dekadash. Njoftimi u bë në Kubë nga Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos, dhe liderit të Farc, Timochenko.

Armëpushimi pritet të hapë rrugën për një marrëveshje të plotë paqeje. Kryengritjet në hemisferën perëndimore kanë vrarë afro 220 mijë njerëz në kryeqytetin kubanez, Havana.

Marrëveshja përfshin një afat kohor për uljen e armëve dhe garancinë për sigurinë e luftëtarëve./tvklan.al






Të ngjashme