Historitë e artistëve në aktivitetet festive (Sezoni 2 – 03 Janar 2010)


Historitë e artistëve në aktivitetet festive (Sezoni 2 – 03 Janar 2010)

Autori: Pamela Jonuzi

22:37 03/01/2010

Në natën e parë të “Histori me Zhurmues” për vitin 2010, ndoqëm  një speciale dedikuar Vitit të Ri, që është dhe festa më e dashur e shqiptarëve.

Sonte ishin të ftuar disa protagonistë të kësaj feste ndër vite. Personazhi i parë ishte aktori i shquar i humorit, artisti i Fierit, Fuat Boçi. Aktori i njohur rrëfeu si nisi karrierën e tij si këngëtar, si u bë pjesë e Estradës së Fierit, si dhe kujtimet nga performancat e tij të ndryshme në aktivitetet e Vitit të Ri.

Një histori e veçantë u transmetua sonte në “Histori me zhurmues”. Në vitin 1981, shoferi dhe heroi i punës socialiste, Nikollë Çuni nuk festonte Vitin e Ri real, por atë të 2010-ës. Ai rrëfeu që ka nisur të punojë që në moshën 13-vjeçare dhe ka punuar gjithmonë dyfishin e asaj që duhej, ndaj dhe i ka kaluar më shpejt vitet.

Dy personazhet e tjerë që lidhen me festën e Vitit të Ri janë Pirro Shundi dhe Hamdi Petrela. Ata rrëfyen detaje nga karriera e tyre si akrobatë dhe takimi me Enver Hoxhën në vitin 1957, në një aktivitet për festën e Vitit të Ri në Pallatin e Pionerëve./tvklan.al






Të ngjashme