“Hitleri” ndahet nga jeta
Bruno Ganz, aktori që luajti rolin e Hitlerit në filmin “Downfall” në vitin 2004, është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare. Aktori zviceran i kaloi orët e fundit të jetës në shtëpinë e tij. BBC raporton se ai vuante nga kanceri në zorrën e trashë. Ganz kishte luajtur në disa filma, por roli më i famshëm i tij është ai i Hitlerit.
Në këtë film tregohej historia e ditëve të fundit të Hitlerit që ishte mbyllur në bunker. Në vitin 2005, Ganz kishte thënë për “The Guardian” se për katër muaj ishte përgatitur që të luante atë rol, duke studiuar të dhëna historike për nazistët, për Hitlerin, madje kishte studiuar edhe personat që vuajnë nga parkinsoni, pasi ai besonte se udhëheqësi i nazistëve vuante pikërisht nga kjo sëmundje.
“Nuk mund të pretendoj të kuptoj Hitlerin. Edhe dëshmitarët që ishin në bunker me të nuk ishin në gjendje të përshkruanin thelbin e tij si njeri. Ai nuk kishte mëshirë, nuk kishte dhembshuri, nuk e kuptonte çfarë kishin kaluar viktimat e luftës”
, tha aktori në atë kohë.
Bruno Ganz kishte fituar çmimin e BBC, “Four World Cinema”.
/tvklan.al