Hitparade i fenomeneve që nuk u ndalën me karantinën
Këtë të hënë në emisionin “Stop” u rikthye rubrika e përjavshme “Hitparade i absurdit shqiptar”.
Në pak minuta u shfaqën disa fenomene që edhe pse jemi në kohë karantine nuk janë ndalur.
Në Divjakë vazhdon prerja e pemëve.
I njëjti fenomen vazhdon në fshatin Dajç të Shkodrës edhe pse pemët ndodhen buzë lumit të Bunës.
Fatkeqësisht me pandeminë nuk është ndalur gërryerja në lumin Mat.
I njëjti fenomen vazhdon edhe në lumin Osum./tvklan.al