Holanda dhuron 3 mln euro për rindërtimin
Qeveria holandeze ka vendosur që të dhurojë 3 milionë euro për rindërtimin pas tërmetit të 26 Nëntorit që la pas 51 viktima.
Lajmin e bëri të ditur në një postim në Twitter ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Stef Blok.
Në një videomesazh, ai shprehet se tërmeti i 26 Nëntorit i tronditi të gjithë.
“Tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë vitin e kaluar na tronditi të gjithëve. Kam parë pamje të dëmeve. Kryeministri Rama dhe kolegu im Cakaj më kanë treguar histori që të thyenin zemrën për qytetarët shqiptarë që ranë viktimë e kësaj fatkeqësie. Holanda është e përkushtuara fort që të ndihmojnë Shqipërinë në përpjekjet për rindërtim. Në solidaritet me popullin shqiptar Holanda do të dhurojë 3 milionë euro për rindërtimin”, tha Blok./tvklan.al
🇳🇱stands next to 🇦🇱in the aftermath of the earthquake and will donate €3 million for reconstruction efforts. #together4albania pic.twitter.com/mq2G2m6sWp
— Stef Blok (@ministerBlok) February 14, 2020