Holanda heq asistencën për azilkërkuesit shqiptarë: S’kemi para!


Holanda heq asistencën për azilkërkuesit shqiptarë: S’kemi para!

14:34 21/09/2016

Qeveria holandeze, me anë të zëvendës ministrit për çështjet e azilit dhe sigurisë Klaas Dijkhoff, ka vendosur të heqë asistencën e fundit për azilkërkuesit shqiptarë.

Kjo pasi deri sot, çdo shqiptar që largohej nga Holanda për t’u riatdhetësuar në Shqipëri përfitonte një fond prej 200 eurosh, ndërsa fëmijët një fond prej 40 eurosh.

Dijkhoff theksoi se Shqipëria është një vend i sigurt dhe duhet të bëhet e qartë për ata që synojnë të kërkojnë azil në Holandë, se kërkesa e tyre nuk ka asnjë kuptim apo bazë.

Dijkhoff shtoi se ata shtetas shqiptarë që keqpërdorin sistemin e azilit do të penalizohen për dy vjet, dhe nuk do të kenë mundësi të hyjnë në asnjë vend të Bashkimit Europian gjatë kësaj periudhe.

Ai theksoi se nuk ishte i sigurt nëse heqja e asistencës së fundit për azilkërkuesit shqiptarë do të ketë një efekt të drejtpërdrejtë në uljen e kërkesave të azilit. Por tashmë ministria e drejtuar prej tij do të vëzhgojë me kujdes efektet e kësaj mase./tvklan.al






Të ngjashme