Hollbruk vizitë në Prishtinë (29 Gusht 1999)
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara Riçard Hollbruk ka zhvilluar vizitën e tij të parë në këtë post në Prishtinë. Hollbruk është i dërguar nga sekretari amerikan i shtetit Ollbrajt për të parë nga afër zhvillimet më të fundit në Kosovë. Sot ai është takuar me Kryeministrin e Kosovës Thaçi dhe pasdite me Rugovën.
Pas takimit me Kushner dhe Majk Xheksonin, Hollbruk është prononcuar për problemin e Mitrovicës se nuk do të lejohet ndarja e qytetit problemor. Mbërritja e Hollbruk në Prishtinë ka rastisur me një aksident automobilistik ku ka gjetur vdekjen një Ministër Maqedonas dhe familja e tij. Makina e tij po shoqërohej nga autokolonat e KFOR-it.
Hollbruk ka vizituar qytetin e Çikatovës . Ai ëstë takuar me vezhguesit e Kombeve të Bashkuara si dhe me hetuesit e Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e luftës. Ai sëbashku me ta ka vizituar një varr të përbashkët me 50 kufoma që mendohet të jenë shqiptare. Pas vizitës treditore në Prishtinë, Hollbruk do të vizitojë Shkupin, Tiranën dhe Sarajevën./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori