Holmes dhe Foxx shuajnë dyshimet
Katie Holmes dhe Jamie Foxx kanë konfirmuar më në fund dashurinë e tyre pas viteve të fshehjes së romancës së tyre. Çifti më në fund janë parë bashkë publikisht. Ata janë fotografuar duke shëtitur në plazh dhe të kapur përdore.
Lidhja mes tyre mendohet që ka nisur që në vitin 2013, por asnjëri prej tyre nuk e kishte pohuar kurrë më parë publikisht. 38-vjeçarja nuk ka komentuar asnjëherë raportet me Jamie 49 vjeç. Ky i fundit i ka quajtur lajme të rreme pretendimet e shtypit rozë për marrëdhenien e tyre.
Në fakt gjithmonë është përfolur se në dokumentin e divorcit mes Katie Holmes dhe Tom Cruise ka pasur një klauzole që nuk i lejonte Katie të dilte me dikë në publik për 5 vjet.
Divorci me Tom Cruise ndodhi në 2012, kështu që afati mesa duket tani është plotësuar. Tv Klan