Homazhe për 29 Nëntorin në Varrezat e Dëshmorëve
Meta: Detyrim ndaj atyre që luftuan për vendin
Ishin bërë përgatitjet për festime madhështore për 75 vjetorin e festës së çlirimit, por dhe kjo datë ashtu si festa e Pavarësisë u kaluan në heshtje për shkak të tragjedisë që pasoi tërmeti i të martës
Ceremonia e vetme zyrtare ishte ajo e nderimit të të rënëve në këtë luftë me vendosjen e kurorave me lule në monumentin Nënë Shqipëri nga kreu i shtetit, kryeministri dhe përfaqësuesit lokal, kryebashkiaku Veliaj e prefektja e kryeqytetit.
Nderim që për Presidentin Meta është një detyrim ndaj gjithë atyre që luftuan për sovranitetin e vendit.
Opozita nuk ishte pjesë e ceremonisë dhe për faktin se një pjesë e saj nuk e njeh 29 Nëntorin si datën e çlirimit.
Tv Klan