16:13 05/02/2014Është duatrokitja e fundit për virtuozin Ibrahim Madhi.Ishte 17 vjeç kur artisti i popullit do të niste rrugëtimin si solist në daljen e parë para publikut. Gjatë pesë dekadave si violinë e parë në orekestrat e Radio Televizionit Shqiptar, Ansamblit Shtetëror dhe Teatrit të Operas, Ibrahim Madhi do të njihej si mjeshtri i fjalës dhe urtësisë.Edmond Tullumani mik i profesor Madhit kujton dashurinë e pamasë për bashkëudhetaren e jetës së tij, violinën.Brilanti Madhi ishte i thjeshtë me këdo dhe kudo.Në shtëpinë ku për vite me rradhë dëgjoheshin tingujt e violinës së tij u mblodhën të afërm, miq e kolegë për t’i dhënë lamtumirën artistit të madh, që dashuria e tij e dytë ishte libri.Profesor Ibrahim Madhi u nda nga jeta në moshën 69- vjeçare, pas një sëmundje të rënde. Me një kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin e brezave, ai e preku për herë të fundit skenën e koncertit për 100 Vjetorin e Pavarësisë.Edhe presidenti i republikës, Bujar Nishani ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të violinistit të talentuar dhe artistit të popullit, Ibrahim Madhi.Në mesazhin e kreut të shtetit thuhet se me ikjen e tij, Ibrahim Madhi la pas ndjenjën e pakufishme të respektit, vlerësimit e mirënjohjes për një artist të vërtetë.Presidenti thekson se Ibrahim Madhi me artin e tij mori përsipër një mizion fisnik e të rallë për ta bërë popullin shqiptar më të dashur e më paqësor.Kreu i shtetit e mbyll mesazhin e tij duke thënë se Ibrahim Madhi la mesazhe të pashlyeshme dhe do të jetojë bashkë me muzikën e tij.