Homazhet per policin e vrarë (31 Korrik 1999)


Homazhet per policin e vrarë (31 Korrik 1999)

16:35 31/07/1999

Homazhe dhe nderim për policin Fadil Adushi të vdekur dje nga aksidenti tragjik në Ndroq. Në ambjentet e Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë dhjetëra uniforma blu, kolegë, familjarë dhe miq bënë homazhe. Nuk ka munguar në ceremoni dhe Ministri i Rendit Spartak Poçi.

Drejtori i Policisë së Tiranes Mit’hat Havari dhe pothuajse të gjithë krerët e Ministrisë së Rendit. Pas homazheve dhe nderimeve ndaj heroit të policisë Fadil Adushi trupi i tij është përcjellë për në varreza. Gjatë ceremonisë së varrimit Havari theksoi se Fadili ishte një nga më të mirët dhe nderimi për të nuk ka kufi./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme