Honoris Causa për Lucia Nadin
Universiteti i Tiranës nderoi me titullin Honoris Causa, studiuesen italiane të historisë mesjetare të shqiptarëve, Lucia Nadin. Nadin ka qënë pjesë e Universitetit të Tiranës në vitet 1995 – 1999, si lektore e Gjuhës Italiane në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.
Ajo ka përgatitur botimin e “Statuteve të Shkodrës” duke nxjerrë në dritë tekstin nga Biblioteka e Muzeut të Venecias. Nadin ka rindërtuar dukurinë e emigrimit shqiptar në krahinën e Venetos, mes shekujve 15 e 16, në librin “Shqiptarët në Venedik”.
Tv Klan