21:47 17/03/2014Një ditë pas kronikës së transmetuar në lajmet e TV Klan ku tregëtarët e Lushnjes ngrinin shqetësimin se prodhimi i tyre nuk shitej nga dyshimet për hormone ka reaguar Ministria e Bujqësisë.Në një njoftim të shpërndarë për mediat thuhet se Ministri Panariti ka urdhëruar sot Autoritetin Kombëtar të Ushqimit që të marrë në gjithë pikat e grumbullimit, serat dhe fermat e mëdha në gjithë vendin, mostra të prodhimeve bujqësore të freskëta dhe t’i dërgojë ato menjëherë për analiza.Pas analizave Ministri kërkon që produktet bujqësore të pajisen me një çertifikatë sigurie para se ato të dërgohen në treg.