Horoskopi, 1 Shtator 2016


Horoskopi, 1 Shtator 2016

09:44 01/09/2016

Dashi

Ditë totalisht anonime, pa shije si një kungull i njomë, i zier dhe pa kripë. Mos u bëni merak, një pauzë për emocionet do ju bënte mire, kjo ju jep kohë për t’u shplodhur dhe për t’u organizuar më mirë për raundin e ardhshëm. Gjërat janë duke lëvizur mbarë në lidhje me punën, ndryshe me anën sentimentale, ku ndodheni të penalizuar nga Venusi dhe partneri, për shkak të mungesave tuaja të vazhdueshme.

Demi

Hëna e re dhe eklipsi i Diellit do t’iu hedhin në një ditë të këndshme e të lëvizshme. Kreativiteti do jetë krenaria juaj. Ju keni ide origjinale dhe dini të procedoni në një mënyrë tuajën personale. Emocionet intensive ju mbajnë pjesën e përparme të zemrës në ngjyra të ndritshme. Nëse çifti është, tërheqja reciproke do rindizet përsëri.

Binjakët

Ditë e komplikuar. Shtatë planetet nga dhjetë do t’iu shohin me dyshim. Tensioni është evident kudo, në të gjitha nivelet, nga ato fizike, mendore, e deri te puna dhe ana sentimentale e juaja. Për të arritur paqen e mendjes është e nevojshme të ushtroni yoga, e të meditoni. Edhe një dush relaksues, i ndjekur nga një masazh i praktikuar nga duar profesioniste, ju çliron totalisht nga tensioni.

Gaforrja

Dita në skateboard, vetëm për të folur në lidhje me shpejtësinë, por ju gjithashtu mund të mendoni edhe për filmin “Easy Rider” ose një gare “Formula Uno”. Një qiell fantastik është nën këmbët tuaja, promotor lëvizjeje e mundësive, e takimeve që do të të lënë një shenjë. Në punë, origjinaliteti i mendimit dhe sensi i bashkëpunimit do të lehtësojë të gjitha projektet tuaja. Në dashuri, prisni më të mirën.

Luani

Qielli është shumë premtues për xhepat tuaj. Dhe në një mënyrë të habitshme, një yjësi e planeteve tranzit në kohën tuaj tregon për të holla! Aftësia dhe dhuntia janë kartat tuaja fituese! Marrëveshja me një të dashurin tuaj do të jetë e thellë dhe e plotë në të gjitha aspektet

Virgjëresha

Ditë super, me Hënën në shenjën tuaj përqafuar nga Dielli dhe nyja e Hënës. Për ata të vetëpunësuar, Shtatori do jetë një muaj i madh. Ju do të keni mundësi të mira dhe shumë fat. Mbrëmja do të jetë e ëmbël për çiftet që janë të dashuruar. Duke ecur krah për krah njëri-tjetrit në jetë, do të jetë e lehtë. Pritja do të jetë e thellë, e ushqyer nga gjërat e vogla të jetës suaj të përditshme.

Peshorja

Intuita dhe kreativiteti janë evidentuar edhe nga Hëna në shenjën tuaj. Do të bëjnë diferencen në iniciativat tuaja. Me partnerin paraqituni të sinqertë dhe gjithmonë në dispozicion. Kushtojini vëmendje alergjive, edhe pse ende trupi juaj është në gjendje të shërohet shpejt. Dedikojini trupit tuaj, gjeste të vogla relaksuese, të tilla si masazhet dhe banjot termale.

Akrepi

Fati është në anën tuaj, për dashurinë dhe të gjitha kënaqësitë e jetës. Ai sjell të holla në xhepat tuaj dhe një ajër të freskët në sferën afektive për ata që janë çift, por edhe për ata që ende nuk janë. Ju mund të merrni kënaqësi të mëdha, si morale dhe materiale. Ka të ngjarë një dhuratë, një surprizë, nga një person që ju admiron shumë.

Shigjetari

Dita e ndjenjave të këqija, keqkuptime, vonesa që ju nervozojnë, ndoshta edhe trafiku i qytetit ku jetoni ju tensionon. Nëse ju keni një aktivitet privat, tregojeni veten të sakte dhe të mirëorganizuar. Qëndro i vëmendshëm, mos besoni në paraqitje dhe shmangni gjykimet e nxituara, veçanërisht nëse ato përfshijnë ndryshime ose transferta.

Bricjapi

E enjte shumë e rëndësishme për shumicën prej jush. Natyrisht kjo është mirë për të gjithë, duke filluar nga një projekt ambicioz që ka kohë që kalon mendjen tuaj. Ju keni një vizion preciz të aftësive tuaja. Ju e dini se çfarë doni dhe si ta merrni!! Nëse ju nuk do të jeni në gjendje ta bëni dot të vetëm këtë, mendon vetë rasti për të të dhënë një dorë për të realizuar dëshirat tuaja!

Ujori

Skenari astral i sotëm është në përputhje me shenjën tuaj të zodiakut, progresive dhe në mënyrë të hapur për gjëra të reja. Kjo do të hapë perspektiva të favorshme në fushën profesionale! Ka mundësi që t’iu kërkojnë ndërrime apo edhe ndryshime të vendit të banimit. Gjithmonë me garancitë e nevojshme, çdo risi është konsideruar si një faktor pozitiv. Lajm i mrekullueshëm edhe në fushën e dashurisë.

Peshqit

Armatosuni me durim, dhe çojini përpara angazhimet tuaja, duke mos i lënë në asnjë mënyrë te shqetësohen nga tranziti planetar i sotëm, absolutisht komplekse për shenjën tuaj. Nëse jeni në një marrëdhënie dashurie, ju do të përballeni me disa vështirësi. Eshtë e lehtë për të ngatërruar pasionin me dashurinë dhe të lejoni të tërhiqeni nga persona të gabuar./tvklan.al






Të ngjashme