Horoskopi 1 Shtator 2017
Dashi – Është kohë e përshtatshme për nënshkrimin dhe ekzekutimin e kontratave. Mund të konsideroni të futeni në biznes, ndoshta në partneritet me disa miq e shokë. Komunikimi i sinqertë është i nevojshëm për të qenë i suksesshëm në një ndërmarrje.
Demi – Të gjithë kanë prirjen të kërkojnë prej jush këto kohë. Është koha të mendoni edhe për veten. Ftoni partneren tuaj për një darkë romantike jashtë.
Binjakët – Keni vetëbesim të vlerësueshëm çka ju jep mundësinë të eksploroni botë të tjera. Gjeni mënyra të reja për të sjellë dashuri dhe lumturi në jetën tuaj.
Gaforrja – Është koha ta merrni më seriozisht artin. Me shumë gjasa jeni lindur me talent, por nuk e vlerësoni aq sa duhet.
Luani – Mos merrni me mend se personi të cilin po përpiqeni të arrini i ka marrë mesazhet tuaja. Keni pritur një përgjigje prej kohësh, por ndoshta ai person nuk e ka kuptuar pyetjen që keni dashur të bëni.
Virgjëresha – Ndiheni keq për shkak të mënyrës që ju reaguat ndaj një situate që u zhvillua në një mënyrë të ndryshme nga ajo që shpresonit. Duhet të besoni se keni bërë më të mirën tuaj. Nëse të tjerët nuk e kuptojnë këtë, atëherë mund të jetë gabimi i tyre.
Peshorja – Diçka e pazakontë do të vendosë buzëqeshje në fytyrën tuaj sot. Shikoni të gjeni të bukurën dhe dashurinë në gjërat më të thjeshta dhe pastaj punoni në rregullimin e sjelljes suaj.
Akrepi – Është një gjë të flasësh për vizione dhe ëndrra të mëdha, dhe tjetër t’i realizosh. Ata vazhdojnë të mbesin koncepte abstrakte nëse nuk punoni për ti zhvilluar. Testojeni këtë për veten tuaj sot, nisni të punoni për realizimin e ideve dhe ëndrrave tuaja.
Shigjetari – Të qenit i dashur me njerëzit nuk do të thotë domosdoshmërish që duhet të jeni i mirë me të gjithë personat që takoni. Kjo është koha e duhur për të gëzuar kohë më kualitative me më pak njerëz.
Bricjapi – Mund të ndiheni pak më i rezervuar kur është fjala për dashuri dhe romancë. Të tjerët mund ta gjejnë këtë të çuditshme. Mos u ndjeni të detyruar të jepni shpjegime për mënyrën se si ndiheni.
Ujori – Gjerat do të vazhdojnë të mbeten në rregull për ju. Mbase duhet të mendoni të angazhoheni më shumë për njëriun që doni. Guxoni.
Peshqit – Angazhimet tuaja në kalendarin social me gjasa do të arrijnë në nivelin e absurditetit. Sigurohuni që ndani pak kohë për veten. Ndihuni të lirë tu thoni jo njerëzve që nuk i honepsni.
/tvklan.al