Horoskopi 13 Korrik 2021
Dashi-Hiqini dyshimet tuaja, duke u shkuar çështjeve deri në fund. Ajo që do të prisni do të jetë më e vogël sesa ajo që do të merrni. Do të përjetoni zhgënjime.
Demi-Ngjarjet shoqërore ose aktivitete që kanë të bëjnë me çështje shpirtërore, sociale ose humanitare mund të ndodhin përreth jush sot. Ju mund të krijoni miqësi të reja.
Binjakët-Përpjekjet apo sakrificat që keni bërë javët e fundit nuk ju kanë shkuar dëm. Situata juaj financiare do të përmirësohet teksa sjellja juaj maturohet.
Gaforrja-Sot do të shihni zhvillime pozitive, veçanërisht në çështje të së kaluarës, të cilat mbetën pezull për një kohë të gjatë. Atje ku kishit pranuar se asgjë nuk mund të bëhet, tani gjithçka ka filluar të lëvizë në favorin tuaj.
Luani-Nëse nuk mund të bëni dot pa dikë, të paktën mos e bëni të xhelozohet kot. Në këtë mënyrë mund të shkatërroni raportin e bukur të besimit. Bëni kujdes me shëndetin, po ashtu edhe me financat.
Virgjëresha-Ju të dashuruarit duhet të reflektoni gjatë sot para se të hidhni çdo hap në mënyrë që të mos keni probleme me vonë. Beqarët do kenë plot mundësi për takime, për aventura, madje edhe për te filluar lidhje serioze. Do jetë në dorën e tyre zgjedhja përfundimtare. Me financat do jeni shumë më të matur dhe në këtë sektor nuk do ju dalë asnjë e papritur.
Peshorja-Po ngjiteni në shkallët e jetës, këtë mund ta kuptoni dhe ndjeni lehtësisht. Rreziku i vetëm është se ju do të jeni kaq i bindur se kauza juaj është e drejtë sa do të injoroni zërat kritikë. Kjo do të përbënte një gabim të madh.
Akrepi-Sot do të mendoni shumë për të ardhmen tuaj dhe me një përpjekje pak të koordinuar, do të jeni në gjendje t’i zbatoni ato. Mos bëni lëvizje të nxituara dhe përpiquni të njihni mundësitë që ju janë dhënë.
Shigjetari-Kush është në kërkim të një pune do të ndihet kryesisht i dekurajuar dhe i pikëlluar. Po i besoni më shumë sesa duhet fatit duke mos bërë asgjë vetë!
Bricjapi-Për te dashuruarit kjo e sotmja ka për të qenë një dite mjaft e qetë dhe pa problemin më të vogël. Ne çdo moment do përjetoni kënaqësi pafund. Beqarët do kenë plot takime, por asnjë nuk do e kalojë kufirin e një aventurë kalimtare. Në planin financiar yjet do sjellin fat me shumicë. Kjo gjë do ju ndihmojë të bëni edhe investimet e menduara, por edhe të hiqni disa para mënjanë për të nesërmen.
Ujori-Nëse dëshironi të ndryshoni zakonet tuaja të ngrënies dhe të ushtrimeve tani është koha e duhur të bëni një përpjekje serioze. Gjithçka duhet të bëni është të dëgjoni zërin tuaj të brendshëm.
Peshqit-Kaloni më shumë kohë për planet tuaja. Duhet të bëni disa ndryshime kryesore dhe të merrni parasysh çdo veprim tuaj, në mënyrë që të ecni me më shumë besim drejt realizimit të qëllimeve tuaja. Bisedoni me familjen tuaj për gjithçka që ju shqetëson dhe do të merrni ndihmën e duhur. /tvklan.al