Horoskopi 14 Nëntor 2017


Horoskopi 14 Nëntor 2017

08:41 14/11/2017

Dashi – Sensi juaj i humorit do të bëjë që shumë njerëz do të duan të jenë pranë jush. Kjo do të sjellë miqësi të reja. Në punë do të jeni shumë të ngarkuar, përpiquni të përqëndroheni dhe të realizoni të gjitha pritshmëritë e shefit.

Demi –Do të shfaqni lirisht interesat tuaja në fushën e komunikimit dhe të eksperiencave të reja, gjithçka në kërkim të një pune. Kjo do të sjellë dhe përmirësim në të ardhurat.

Binjakët –Sot do të jetë një ditë plot impenjime dhe gjatë gjithë ditës do e ndjeni veten si të rilindur. Në sajë të pranisë së këtij planeti do të ndiheni më të sigurt në veten tuaj dhe do të merrni gjithçka dëshironi.

Gaforrja– Sot do të rivendosni kontaktet me të afërm apo shoqërinë, duke rindërtuar raporte të cilat ishin zbehur. Duhet të jeni shumë bujar me partnerin/en tuaj gjatë kësaj të marte.

Luani –Sot do  t’i shprehni më mirë dhe pa frikë ndjenjat tuaja. Dhuroni, ose lërini t’iu dhurojnë momente të këndshme. Ata që janë vetëm do kenë takime interesante. Financat do arrini t’i mbani nën kontroll.

Virgjëresha –Mendojini mirë përpara se të merrni vendime. Nëse jeni ende të pavendosur këshillohuni me dikë.  Papritur mund të lind një ndjenjë i me një koleg, mos u nxitoni të jepni përgjigje.

Peshorja –Keni rreth vetes njerëz entuziast lidhur me idetë tuaja të pasura, por sa u përket synimeve të tyre bëni kujdes. Jo të gjithë janë në anën tuaj.

Akrepi –Sot do të jeni në paqe dhe qetësi me veten dhe partnerin tuaj duke e bërë lidhjet tuaj dhe më të fortë. Mos vazhdoni të kërkoni jashtë asaj që mendoni se mund t’iu bëjë të lumtur. Shihni më mirë brenda vetes.

Shigjetari –Sot do të keni një ditë pozitive, gjatë së cilës do të jeni të mbushur me energji dhe plot dëshirë për të vënë në jetë idetë tuaja. Pranojeni ftesën e një miku.

Bricjapi –Kohët e fundit duket sikur çdo gjë ju shkon ters dhe ju kthehet mbrapsht. Ky është momenti që gjërat të ndryshojnë.

Ujori –Frenoni tendencën për të ndërmarrë shumë nisma, në mënyrë që të çoni në fund së paku disa prej tyre. Ka ardhur koha që të jeni me këmbë në tokë.

Peshqit –Sot do të ndiheni shumë të sigurt në vetvete.  Do të arrini të ndërmerrni projekte të reja si dhe do të krijoni një atmosferë të kënaqshme. Bëni plane për në darkë, pasi keni shumë kohë që nuk dilni.

/tvklan.al






Të ngjashme