Horoskopi 15 Qershor 2018


Horoskopi 15 Qershor 2018

09:27 15/06/2018

Dashi – Ju mund të shkoni shumë mirë personalisht me dikë, por kjo nuk do të thotë se ju dmosdoshmërisht duhet të hyni në biznes ose të punoni sëbashku. Planetet ju paralajmërojnë se ju nuk do të keni sukses nëse nisni një aventurë të tillë.

Demi – Nëse ju duhet të merrni një vendim për situatën tuaj shëndetësore, jeni i këshilluar ta shtyni për disa kohë. Ngjarjet e ditëve të ardhshme do ju drejtojnë në një tjetër rrugë nga ajo që planifikoni.

Binjakët – Një shok apo mik i juaji do të ngrejë çështje të cilat nuk kanë rëndësi për ju. Mos lejoni që shqetësimet e tyre të ndikojnë në veprimet tuaja.

Gaforrja – Duket se jeni pak lehtë me para në këtë moment. Kjo mund të mos ju shqetësojë, por mund të përballeni me probleme kur të doni të blini diçka dhe të mos e përballoni. Kufizoni shpenzimet.

Luani – Sot do të dëgjoni gjëra që janë në interesin tuaj, por duke qenë se mund të mos përputhet ekzaktësisht me ato që po planifikoni, ju mund të vendosni ta injoroni. Mos e bëni këtë gabim.

Virgjëresha – Dyshime të reja do të lindin në kokën tuaj për diçka që deri më tani keni qenë shumë entuziastë. Dëgjoni zërin tuaj të brendshëm, jo çfarë të tjerët ju thonë.

Peshorja – Nëse mendoni se po merrni më pak se sa meritoni nga një lloj marrëdhënie, atëherë duhet ta thoni hapur. Sa më shumë ta lini të vazhdojë kjo situatë, aq më të vështirë do ta keni ta ndryshoni.

Akrepi – Duhet të shmangni çdo mendim negativ sot. Planetet ju paralajmërojnë që nëse lini sadopak dyshime në mendjen tuaj sot, ato do të rriten progresivisht me kalimin e kohës. Kontrollojeni mendjen tuaj.

Shigjetari – Përpiquni të mos merrni vendime të rëndësishme sot apo gjatë fundjavës. Planetet ju paralajmërojnë se mund të mos jeni në gjendje t’i mbani premtimet.

Bricjapi – Nëse u bëni një premtim miqve apo të afërmve tuaj, atëherë duhet ta mbani. Në të kundërt, do të përballeni me humbje reputacioni.

Ujori – Ato që do të thoni përgjatë ditëve të ardhshme do të lëkundin gjërat në shtëpi dhe në punë. Është koha tu kujtoni atyre që ju marrin lehtë se mund të jeni edhe radikalë.

Peshqit –  Injoroni çfarë të tjerët ju thonë se duhet të bëni dhe ndiqni instiktet. Nëse ato ju thonë se duhet të jeni të kujdesshëm në marrëdhëniet me disa persona, bëni kujdes./tvklan.al






Të ngjashme