Horoskopi 16 Gusht 2021
Dashi-Një ditë jo shumë e këndshme për ju. Hëna është në anë të kundërt me Uranin. Programet e ditës nuk janë ashtu siç i kishit menduar megjithatë mos u mërzisni. Kujdes shëndetin, pasi mund të keni luhatje të tensionit nga i nxehti. Më shumë hapësira dhe tolerancë për të afërmit tuaj.
Demi-Dobësia juaj është se kur nisni të flisni rreth një çështjeje, e keni të vështirë të ndaloni, veçanërisht nëse ka të bëjë me fushat tuaja të ekspertizës. Ndaloni pasi edhe të tjerët duan të japin opinionin e tyre.
Binjakët-Ditë e mërzitshme. Për ju që jeni në një lidhje sot do të dalë një problem i madh, me të cilin nuk do të mund të përballeni drejtpërdrejt. Gjeni një rrugë të tërthortë për ta zgjidhur. Gjërat janë mirë në planin financiar.
Gaforrja–Sot nuk do të bezdiseni aspak për të zhvilluar detyrat që ju janë ngarkuar. Në të kundërt, do të keni ide të shkëlqyeshme për të përmirësuar aktivitetin tuaj profesional.
Luani-Do të ndiheni më të sigurtë rreth lidhjes aktuale. Është koha për të parë në të ardhmen që do ta kalosh së bashku me personin me të cilin jeni lidhur. Do të jetë shumë mirë sikur të riafirmoni si ndiheni dhe ta trajtoni njëri tjetrin akoma më mirë.
Virgjëresha-Entuziazmi dhe vendosmëria do t’ju ndihmojnë të realizoni atë që dëshironi. Sot do të keni mundësinë të takoheni me njerëz të rinj dhe që duan të argëtohen. Nga ana sentimentale do të jeni të lumtur, pasi një dashuri me shikim të parë është në horizont.
Peshorja-Nëse kuptoni se keni keqkuptuar dikë, pranojeni menjëherë sepse njerëzit janë të gatshëm të tregojnë me gisht nga ata që gabojnë. Të tregosh gabimet e tua është një veçori e rrallë.
Akrepi-Një ditë e mirë ndaj mos jini të frikësuar prej asgjëje sot. Dita do të jetë me ju të dashuruarit. Ruani optimizmin dhe gjithçka do të shkojë sipas planit. Financat do përballen me disa probleme.
Shigjetari-Vazhdon për ju një periudhë mjaft me fat. Do të keni gjithashtu mundësi të vini më shumë rregull në jetën tuaj dhe të vendosni disa prioritete.
Bricjapi-Ndonjëherë gjërat e vogla flasin më shumë. Ndoshta sot mund të mos ndodhë ndonjë gjë e jashtëzakonshme, por ju do të kuptoni se jeni të lumtur në marrëdhënien aktuale. Do të ndiheni të sigurtë për hapat që keni hedhur deri më tani.
Ujori-Mos kini frikë të tregoni se kush jeni në të vërtetë. Megjithatë tregohuni të kujdesshëm, partneri mund ta marri krenarinë tuaj për mendjemadhësi. Edhe në planin financiar gjërat do ju shkojnë mirë.
Peshqit-Ruani integritetin tuaj në çdo rrethanë. Shumë persona rreth jush mund të dyshojnë në motivet pas disa veprimeve të caktuara, kështu që sigurohuni që nuk ju keni dhënë asnjë arsye për të dyshuar./tvklan.al