Horoskopi 16 Shkurt 2017


Horoskopi 16 Shkurt 2017

08:35 16/02/2017

Dashi – Të punoni me një ekip largpamës do të jetë do tëjetë diçka që do t’ju gjallërojë. Në të kaluarën ju keni zbatuar vetëm ide konvencionale dhe nuk ju është dhënë mundësia të ndërmerrni risqe. Nuk është rasti as tani, kur keni një mundësi të shkëlqyer për të prezantuar një produkt ose shërbim të dobishëm për botën.

Demi – Jeni duke marrë goxha mbështetje profesionale nga kolegët. Nëse dikush ju ofron të punoni si asistent personal i dikujt, pranojeni. Nëse i trajtoni të tjerët me mirësjellje dhe respekt, ata do t’ju ofrojnë më të mirën e tyre.

Binjakët – Në vend që të kërkoni mënyra për të fituar pikë mbi të tjerët,bashkoni forcat për të zgjidhur problemet dhe përmirësuar gjendjen. Mjaft i qëndruar idesë se raca njerëzore është e dënuar. Shumica e njerëzve janë të këndshëm.

Gaforrja – Jeni më konkurrues se zakonisht. Marrja e timonit në një situatë të rëndësishme do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të treguar aftësitë në lidership. Kjo është arsyeja pse njerëzve ju pëlqen të punojnë me ju.

Luani – Të qenit në krye të një lëvizjeje do të jetë një reklamë e mirë për ju. Jeni lodhur duke parë të tjerët të rrëzohen për shkak të një sistemi të vjetruar. Duke bërë një thirrje publike pasiononte, ju do të fitoni mbështetjen për të hedhur poshtë një rregull kufizues. Duke ftuar të marrin pjesë sa më shumë njerëz, ju do të krijoni një grup të rëndësishëm dhe gjallërues.

Virgjëresha – Shijoni një takim me dashurinë tuaj. Vishni rroba që nxjerrin në pah bukurinë tuaj natyrale. Blini një parfum. Darkoni në një restorant. Bëni gjithçka që kënaq shqisat tuaja. Nëse jeni single por në kërkim të dashurisë, ju mund ta gjeni në një ngjarje sportive, konkurs apo takime emergjencash.

Peshorja – Të punosh me publikun është kostumi që ju rri më së miri. Gjithmonë keni pasur dhuntinë të sillni frymën e përbashkët të harmonisë tek të tjerët. Duke shtruar një rrugë të mesme, ju do të krijoni një ambient miqësor kur secili ndihet komod dhe efektiv. Do të ketë raste kur do të detyroheni të mbani një anë.

Akrepi- Sot do të jeni të përqëndruar tek cështjet e zemres. Cdo gjë tjeter do të kaloje në plan të dytë për ju. Kujdes me shëndetin, e po ashtu me shpenzimet. 

Shigjetari – Nëse po kërkonit një punë, do t’ju ofrohet një mundësi shumë e mirë. Në vend që të shqyrtoni mundësitë tuaja, pranoni menjëherë. Ky pozicion nuk do të jetë i favorshëm vetëm nga ana financiare,ju do të jeni edhe emocionalisht të përmbushur. Jeni të lumtur me ato që po bëni? Punoni me rutinën e ushtrimeve

Bricjapi – Punët e shtëpisë kërkojnë vëmendjen tuaj. Situata juaj financiare është e fortë. Shpenzoni më shumë se zakonisht me riparimet, zëvendësimet dhe ridekorimet. Ju jeni një person ambicioz i cili ka nevojë për një parajsë të qetë për të rikarikuar bateritë. Të kthehesh në një shtëpi të qetë, komfort edhe të këndshme, do të ringjallë shpirtin tuaj.

Ujori – Jeni lodhur duke ju fshehur një teme sensitive. Jini të drejtpërdrejtë kur përballeni me njerëz të urryer dhe arrogant. Ju nuk keni problem të pranoni këndvështrime të ndryshme, por nuk i toleroni sjelljet mizore. Edhe kur shihni njerëz të tjerë që lëndohen nga sjellje injorante, flisni.

Peshqit – Një dëshirë për rritje financiare do t’ju bëjë të aplikoni për një punë të mirë në një agjensi qeveritare, spital ose universitet. Jeni lodhur duke punuar në mënyrë sporadike. Të pasurit e një pune të qëndrueshme do t’ju heqë një barrë nga shpatullat./tvklan.al

 






Të ngjashme