Horoskopi 17 Gusht 2016


Horoskopi 17 Gusht 2016

08:21 17/08/2016

Dashi

Do të merrni një shpërblim për ditët e mëparshme, por që në të vërtet nuk është shumë emocionues për ju. Hëna ju vendos në “pistë” ndaj  bëhuni gati të shijoni avventura të reja me plot surpriza. Përsa i përket punës do të keni një sukses të papritur. Dialogoni me partnerin për të shkëmbyer idetë tuaja.

Demi

Sot shenja juaj është kundër jush. Kujdes, qendroni të qetë dhe mos grumbulloni vetëm mendime që tentojnë të mbjellin përçarje në dashuri dhe miqësi. E njëjta gjë ju këshillohet edhe me sektorin profesional. Kujdes do bini pre e gabimeve dhe do humbni para.

Binjakët

Në përgjithësi do keni një ditë pozitive e cila do të ndikojë edhe në vendimet tuaja. Aspekti financiar do t’ju japë paqe në mendje sidomos në qofte se keni qenë duke pritur për një konntribut të konsiderueshëm parash. Do të merrni një përgjigje të mirë përsa i përket krijimit të një marrëdhënie.

Gaforrja

Është e vërtet që ndjeheni të lodhur dhe të pa motivuar. Mos u dëshpëroni, qielli mbi ju po punon për të “ndriçuar”.  Gjallëria dhe humori do të karakterizojnë ditën tuaj. Lejoni që planetet të punojnë për ju dhe duhet të ndiqni vetëm rrugën që ju hapin ato në mënyrë që çdo gjë të shkojë shkëlqyeshëm. Një surprizë nga një familjarë do të zbukurojë mbrëmjen tuaj.

Luani

Nuk e keni zakon të tërhiqeni në momente të vështira, por sot çuditërisht do të hiqni dorë nga një sfidë. Mos kini frikë pasi së shpejti do të riktheheni në lojë. Shëndeti ecën shkëlqyeshëm.

Virgjëresha

Sot do të keni disa incidente dhe mosmarrëveshje të mundshme me një anëtarë të familjes. Synimet tuaja nuk janë shumë inkurajuese. Keni kreativitet dhe guxim të nevojshëm për të ecur përpara, por i neglizhoni. Jeni shumë i ngarkuar për t’u kujdesur për partnerin gjë që mund të përkeqësojë marrëdhënien tuaj.

Peshorja

Hëna dhe Saturni do t’ju mbështesin sot pa kushte. Nuk keni nevojë për asgjë tjetër për të realizuar idetë tuaja. Përsa i përket punës dhe argëtimit, dita e sotme do të jetë shumë favorizuese për ju.

Akrepi

Hëna në Ujor nuk ju favorizon aspak ditën e sotme, duke ua bërë punën më të vështirë se sa duket. Nga ana tjetër ju do të jeni të pa aftë për t’u mbrojtur nga sulmi i saj. Do të keni disa probleme në punë, por mos u ankoni dhe merrni situatën në duart tuaja.

Shigjetari

Një ditë e mrekullueshme për ju kjo e sotmja. Në marrëdhënie me shoqërinë dhe dashurinë do të kaloni momente të veçanta. Nëse keni përjetuar kohë të vështira ky është momenti për t’u bërë më i fortë. Sinqeriteti i ndjenjave dhe dialogu me partnerin do t’ju ndihmojë për krijimin e një marrëdhënie më romantike. Nuk mungon suksesi në sferën sociale dhe atë financiare.

Bricjapi

Kërkoni më shumë nga vetja juaj në mënyrë që të merrni atë që dëshironi. Edhe pse jeni një tip që karakterizoheni nga siguria duhet të kuptoni që shpesh keni nevojë për mbështetje dhe inkurajim. Projektet që keni filluar do t’ju japin rezultate të mira edhe nga ana emocionale.

Ujori

Sot dita për ju është një mrekulli. Hëna në shenjen tuaj është e gatshme t’ju dhurojë shumë humor dhe dëshirë për argëtim. Mos e zhgënjeni atë. Mundeësitë e kësaj dite janë të pafundme për t’u dëfryer. Do jeni të aftë për të vlerësuar situata të ndryshme.

Peshqit

Besoni në intuitën tuaj dhe do të jeni në gjendje të zgjidhni çdo problem që do t’ju pengojë rrugën. Nëse jeni të dashuruar mbani larg negativitetin dhe dyshimet që ju rrethojnë gjatë kësaj kohe. Kujdesuni për linjat./tvklan.al






Të ngjashme