Horoskopi 17 Korrik 2018


Horoskopi 17 Korrik 2018

09:06 17/07/2018

Dashi – Mos jini shumë të vendosur për një situatë të caktuar sot, pasi shumë shpejt mund t’ju duhet të ndryshoni mendje në mënyrë radikale. Planetet ju paralajmërojnë se kjo çështje nuk do të jetë aq e thjeshtë sa ju kanë thënë.

Demi – Duhet të kontrolloni shenjat e vogla në çdo lloj dokumenti që ju jepet sot. Edhe nëse njerëzit me të cilët keni të bëni kanë qenë të ndershëm më parë, përsëri duhet të bëni kujdes.

Binjakët – Mund të mos jeni një tip emocional nga natyra, por përpiquni të mos jepni përshtypjen sikur nuk ua ndjen për ndjenjat e njerëzve të tjerë. Kjo mund të dëmtojë reputacionin tuaj.

Gaforrja – Ju po shqetësoheni për gjëra që nuk ia vlen as të harxhosh kohë e të përpiqesh për to. Dielli qëndron në shenjën tuaj deri në datën 22, kështu që krijoni diçka të mrekullueshme dhe buzëqeshni teksa e bëni.

Luani – Mund t’ju zemërojë fakti se dikush të cilin ju e keni konsideruar shok flet pas krahëve tuaja, por nuk është një çështje aq e rëndësishme kështu që mos harxhoni shumë kohë në të. Ose faleni dhe harroni gjithçka, ose jepini fund shoqërisë menjëherë.

Virgjëresha – Ngjarjet që do të ndodhin në ditët në vazhdim do t’ju detyrojnë të ndryshoni mendime për të cilat keni qenë i bindur. Nëse do t’ju duhet të pranoni para vetes se e keni pasur gabim, bëjeni. Nuk është fundi i botës.

Peshorja – Duhet të mbani nën kontroll emocionet sot, pasi nëse shfaqni zemërim, rivalët tuaj do ta marrin këtë si një shenjë se taktikat e tyre kanë ndikimin mbi ju. Veproni sikur nuk ua ndjen për atë gjë.

Akrepi – Diçka që ka shumë rëndësi për ju do t’ju merret sot dhe ju do ta shikoni si një humbje të madhe. Por kur dielli të ndryshojë shenjë në fundjavë, do të kuptoni se ju kanë bërë nder duke ua marrë atë gjë.

Shigjetari – Teksa një derë mbyllet, një tjetër do të hapet përgjatë 24 orëve të ardhshme, kështu që mos e lini zhgënjimin t’ju ndikojë. Ndërkohë, shikoni rreth e rrotull për mundësi të reja.

Bricjapi – Përpiqeni të mos bllokoheni në çështje emocionale që nuk kanë asnjë rëndësi, të paktën për personalitetin tuaj.

Ujori – Në një pikë gjatë ditës së sotme do të arrini në konkluzionin se përpjekja për të punuar në harmoni me një person të caktuar nuk ia vlen për kohën e shpenzuar. Jini vendimtarë në partneritet. Ju e dini se ai nuk do të përmirësohet kurrë.

Peshqit – Ju jeni një shenjë emocionale nga natyra, por mund të jeni edhe të ftohtë, madje edhe kalkulues të mirë kur e kërkon situata. Jini i vendosur në përgjigjen tuaj, ndërsa ndjenjat mbajini për vete.

/tvklan.al






Të ngjashme