Horoskopi 18 Korrik 2018
Dashi – Sinqeriteti me partnerët dhe njerëzit tuaj të dashur është i domosdoshëm sot. Thuajuni atyre ato që duhet të dëgjojnë, mos u shqetësoni se mund të lëndoni ndjenjat e tyre.
Demi – Jeta është shumë e shkurtër për të harxhuar kohën duke pyetur veten nëse të tjerët i miratojnë veprimet tuaja, apo jo. Bëni çfarë mendoni se është e drejtë.
Binjakët – Ju nuk jeni njeriu që shqetësohet shumë për paratë, por dielli në shenjën tuaj ju paralajmëron të mos shpenzoni më shumë se jeni në gjendje të paguani. Paraja gjithmonë ka më shumë vlerë kur mbeteni pa të.
Gaforrja – Vetëbesimi juaj është ende i lartë, dhe nëse besoni në atë çfarë po bëni nuk ka asnjë dyshim se do të arrini suksese për të cilat do të habiteni edhe ju vetë.
Luani – Javët e fundit nuk kanë qenë gjithmonë të lehta, por tani mund të shikoni dritë në fund të tunelit dhe gjithçka në jetën tuaj do të përmirësohet dramatikisht.
Virgjëresha – Një shoqëri e re po shkon mirë e madje mund të ketë rikthyer besimin tuaj në natyrën njerëzore. Për një farë kohe ju mund të keni besuar se bota është plot me djaj, por tani mund të dalloni edhe njerëz të këndshëm rreth e rrotull.
Peshorja – Nëse ju vjen mundësia të shkëlqeni në frontin e punës, mos e lini tu rrëshqasë nga duart. Aktiviteti kozmik në shenjën tuaj nënkupton se ju do të tërhiqni vëmendjen e disa njerëzve shumë të rëndësishëm. I tillë mund të bëheni edhe vetë shumë shpejt.
Akrepi – Jeta është e mirë dhe po përmirësohet me kalimin e kohës. Nuk e besoni këtë? Duhet ta besoni se është e vërtetë. Shumë njerëz ankohen për këtë, por fakti është se bota nuk ka qenë kurrë një vend më i mirë. Shijojeni!
Shigjetari – Nëse ju jepet mundësia të bëni para deri në fundjavë, duhet ta shfrytëzoni, por mos rrezikoni edhe ato që keni. Kushdo që ju inkurajon drejt kumarit, nuk është për tu besuar.
Bricjapi – Kush e mendonte se ju do të bëheshit kaq sharmant/e? Duket sikur ju dini ekzaktësisht se çfarë fjalësh të përdorni për t’i bërë edhe të tjerët rreth jush të mendojnë si ju. Përpiquni që këtë fuqi ta përdorni për mirë.
Ujori – Si mund ta bëni më të lehtë përditshmërinë tuaj? Nisjani nga fillimi, mos ua hiqni të gjithë barrë njerëzve rreth jush, por përpiquni t’i mësoni të punojnë në grup dhe ta ndajnë barrën me njëri-tjetrin. Fakti se ju mund t’i bëni shumicën e gjërave më mirë se ata, nuk do të thotë se ju duhet të bëni gjithçka.
Peshqit – Nëse po punoni mbi diçka të natyrës kreative, duhet të përfshiheni më shumë dhe ta përfundoni para fundjavës. Sapo dielli të ndryshojë shenjë, ju nuk do ta keni më kaq të lehtë për të arritur të njëjtin nivel entuziazmi. /tvklan.al