Horoskopi 18 Maj 2017
Dashi – Gjithçka keni nevojë është një mbrëmje relaksuese në shtëpi, por një koleg mund t’ju kërkojë të merrni pjesë në një event në lidhje me punën. Mund të keni kaluar disa ditë stresuese dhe një party e tillë mund të jetë gjëja e fundit që dëshironi të bëni. Për momentin keni nevojë më shumë për pushim se për kontakte.
Demi – Sot do të provoni të kontaktoi me shumë njerëz, asnjë prej të cilëve nuk do të jetë i disponueshëm. Veçanërisht ju mund të dëshironi të kontaktoni me një shoqe apo të afërm që jeton larg. Provojeni vazhdimisht. Ata do të jenë të kënaqur të dëgjojnë nga ju.
Binjakët – Shpenzimet mund të shkaktojnë tension mes jush dhe partnerit/es tuaj. Ju mendoni se mund ta shmangni për momentin, ndërsa partneri juaj e ka ndarë mendjen për ta bërë atë shpenzim. Prisni disa ditë para se të vendosni, që të jeni më të qetë të dy.
Gaforrja – Një mik i juaji mund të ketë organizuar një party dhe pret që ju të merrni pjesë, por me gjasa ju keni kaluar një ditë stresuese dhe nuk dëshironi të shkoni. Shikoni gjendjen tuaj dhe bëni atë që mendoni se është më mirë për ju. Miku juaj do t’ju falë edhe nëse thoni jo.
Luani – Sot mund t’ju vijnë disa sinjale të pakëndshme intuitive nga një apo më shumë shokë tuaj. Duhet ta kuptoni tensionin tek të tjerët pasi njerëzit mund të jenë të stresuar dhe mund t’ju vërsulen për asgjë.
Virgjëresha – Sot mund të arrini një qëllim që keni shpresuar ta arrini prej kohësh. Miqtë, familja dhe personat tuaj të rëndësishëm mund të mos duken aq të lumtur sa ç’prisnit. Ndoshta ngase kanë kaluar shume frustime sëfundmi dhe suksesi juaj vetëm u kujton atyre këto gjëra. Jepu kohë. Edhe ata janë njerëz.
Peshorja – Sot mund të jeni i etur për të kaluar kohë me familjen tuaj, por mund t’ju duhet të kryeni ca qoka më parë. Relaksohuni dhe shijoni shoqërinë e të dashurve tuaj.
Akrepi – Do ta keni më të vështirë se zakonisht për t’u marrë me fjalët sot. Dikush mund t’ju japë hua një libër me temë që nuk e kuptoni. Ne fakt, libri dhe gjithçka tjetër që mund të përpiqeni të lexoni mund t’ju duket e mërzitshme. Lëreni mënjanë dhe provojeni përsëri më vonë.
Shigjetari – Disa lajme që do t’ju vijnë nga një shok apo mik mund t’ju tronditin sot. Mund të mësoni gjëra që hedhin dyshime mbi konceptet që keni përqafuar për pjesën më të madhe të jetës. Kjo mund t’ju bëjë konfuzë por mos u ndjeni i kërcënuar. Çdocili duhet të rikrijojë disa vlera me kalimin e kohës.
Bricjapi – Sot mund të shikoni se çdo çift që njihni është në grindje. Mund të keni disa ndryshime me parterin tuaj, por s’ka asgjë për t’u shqetësuar. Jeni në një gjendje të parehatshme për shkak të presionit të jashtëm. Gjithçka do të bëhet më mirë.
Ujori – Sot mund të jeni në një atmosferë shumë stresuese. Me shumë gjasa do të dëshironi ta kaloni mbrëmjen në shtëpi para televizionit, duke bërë asgjë. Relaks!
Peshqit – Ju dhe partneri juaj mund të keni mosmarrëveshje nëse duhet të kaloni kohë me njëri-tjetrin apo të dilni me shoqërinë. Nëse të dy keni kaluar një ditë të vështirë, mund të jeni gati të përplaseni. Një kompromis mund të jetë më e mira. Kaloni një orë apo dy me miqtë dhe më pas kthehuni në shtëpi dhe relaksohuni./tvklan.al