Horoskopi 2 Dhjetor 2020
Dashi- Një ditë e bukur do jetë kjo e mërkurë për ju. Gjithçka do jetë në favorin tuaj dhe mund arrini që të jeni në qendër të vëmendjes. Investimet që keni planifikuar për të kryer në banesë do të realizohen brenda javës.
Demi- Ditën e sotme do e kaloni në punë dhe me disa çështje të rëndësishme familjare. Një lajm të mirë do dëgjoni sot dhe do ndiheni shumë i lumtur. Kujdes me mënyrën se si do silleni me njerëzit se mund të keni probleme.
Binjakët- Sot do ndiheni shumë të lumtur dhe do kuptoni që kur keni besim tek vetja gjërat arrihen me lehtë. Mos merrni vendime të rëndësishme sot, pasi mund t’u hapen probleme në të ardhmen.
Gaforrja- Gjatë ditës së sotme do përballeni me disa probleme që do u shqetësojnë shumë. Duhet të keni kujdes për çdo gjë që thoni, pasi njerëzit që u rrethojnë duan t’u bëjnë një komplot.
Luani- Të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje do jenë shumë entuziastë dhe kreativ në punë. Beqarët sot do kenë njohje të reja e cila mund t’u ndryshojë jetën. Ata që kërkojnë punë do arrijnë të kenë fat këtë herë.
Virgjëresha- Një ditë e ngarkuar me punë do jetë kjo e mërkurë për ju. Do përpiqeni që të mbyllni të gjitha detyrat që u janë caktuar, por do ndiheni shumë të lodhur dhe do i lini në mes. Të dashuruarit do kalojnë momente romantike.
Peshorja- Sot është dita që ju do arrini të keni sukses dhe i gjithë mundi juaj do të shpërblehet. Do takoni një njeri me shumë ndikim për ju do t’iu bëjë të lumtur. Beqarët do jenë me fat pasi do të kenë një takim.
Akrepi- Të lodhur dhe të pafuqishëm do ndiheni sot. Duhet të keni shumë kujdes nga njerëzit që u rrethojnë, pasi mund t’iu fusin në kurth. Të dashuruarit duhet të shmangin diskutimet me partnerët e tyre, pasi mund të përfundojnë duke u zënë.
Shigjetari- Të gjithë ditën do e kaloni pranë familjes. Takimi pas shumë kohësh me ta do u lumturojë. Problemi shëndetësor që keni pasur do përfundojë, por duhet të keni kujdes me shpenzimet që do kryeni.
Bricjapi- Energjia do mbizotërojë tek ju sot. Do jeni shumë i kënaqur me momentet që do kaloni dhe do arrini që të përballoni me sukses të gjitha sfidat. Duhet të keni kujdes me shpenzimet që do bëni, pasi mund të dështoni.
Ujori- Një ditë e mirë do jetë kjo e mërkurë për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Do jeni shumë entuziastë dhe besimi që keni në vete do u ndihmojë të arrini synimet që i keni vënë vetes. Do merrni dhe një lajm të mirë.
Peshqit- Sot do jeni në gjendje të shijoni ditën. Do merrni një lajm të mirë nga puna dhe do arrini të kaloni momente të bukura me familjen në mbrëmje. Problemet me partnerin do zgjidhen dhe një surprizë do u gëzojë shumë./tvklan.al